Mbërrijnë vaksinat në Kukës, pritet të nisë sot vaksinimi i bluzave të bardha

26 Shkurt 2021, 10:27

Ditën e sotme do të nisë dhe vaksinimi për bluzat e bardha në Kukës, ndërsa tani kanë mbërritur vaksinat.

Dje ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Beratit, për mjekët dhe infermierët e më pas për moshat mbi 80-vjeç. Ndërkohë në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit për bluzat bardha ku në total janë kryer 2500 vaksinime, ndërsa ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.Deri tani në Shqipëri janë kryer 10.135 vaksina në disa qytete të vendit, shumica te bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer. Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.