Mbërrin dërgesa e parë me ndihma mjekësore nga BE/ Soreca: Fakt se jemi më afër se kurrë Shqipërisë

4 Maj 2020, 16:38

TIRANË- Dërgesa e parë e grantit prej 4 mln euro të dhëna nga BE-ja, të materializuara në pajisje mjekësore ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Këto kuti janë të përbëra nga 110 mijë dore, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektan për duart, teksa javën e ardhshme priten të vijnë kite testimi, 50 ventilatorë dhe 5 ambulanca.  Dorëzimi i këtyre 400 kuti është bërë nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij  tha se ky është një fakt se Europa është më afër se kurrë krah Shqipërisë.