Mbërrin letër-porosia nga Italia për Pjetrin, konfirmon denoncimin e PD-së, pritet nisja e procedimit

6 Dhjetor 2019, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2019-12-06 12:50:27

TIRANE-Tre muaj pas dorëheqjes pasi i doli dënimi në Itali duke e kapur ligji i dekriminalizimit, mbërrin nga Italia letërporosia për Valdrin Pjetrin. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se letërporosia nga Italia ka konfirmuar denoncimin e PD-së në 13 gusht të këtij viti që nxori dokumentet e dënimit nga gjykata e Firences.

"Në Njësinë e Dekriminalizimit prej 28 nëntorit të 2019 ka mbërritur një përgjigje nga Italia përsa i përket kërkesës nga një letërporosi nëse ka qenë i ndaluar dhe nëse ka një vendim të drejtësisë italiane për Valdrin Pjetrin. Ajo që denoncoi PD-ja konfirmohet nga letërporosia. Kjo letër porosi konfirmon atë që denoncoi PD-ja se Pjetri ka pasur një procedim në Itali dhe ka qenë gjykata e Fierences që ka dhënë një vendim fajësie duke bërë largimin e tij nga Italia në bazë të marrëveshjes. Ai ka qenë akuzuar për kultivim dhe trafikim të lënëve narkotike. Behët fjalë për një ngjarje të vitit 2003. Pritet që të bëhen veprimet procedurale, pasi me ligjin në Shqipëri falsifikimi procedohet penalisht, për t'u marrë i pandehur. Sapo të administrohet dokumentacioni do të veprohet me Valdrin Pjetrin" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.