Mbesa në lot, dëshmitë tronditëse për krimin në Mborje: E kanë çarë dhe djegur

19 Dhjetor 2019, 10:06

Familjarët dhe fqinjë të Flamur Ducit, pronarit të lokalit që u gjet i pajetë paraditen e sotme në Korçë kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë nga familjarët e ish-gruas së tij me të cilën ishte ndarë dhe kishte dy vajza.

"Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupit. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t'i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur", thonë fqinjët.