'Mbështetëm 300 mijë qytetarë me paga lufte'/ Rama: I vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël

29 Dhjetor 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-12-29 11:12:14

Një tjetër pikë ku është ndalur kryeministri Edi Rama është ekonomia, i cili tha se gjatë pandemisë janë ndihmuar me ndihmë ekonomike 300 mijë qytetar, si edhe Shqipëria është bërë i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël.

"Afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës. Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë, por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e vogël dhe duke u bërë i vetmi vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi se aty janë taksat shumë të larta. Ne kemi 0se takse mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit", tha Rama.