Mbështetësit e PD-së futen në Bashkinë Devoll: Të mos i lirohet zyra kryebashkiakut të PS-së

26 Korrik 2019, 11:15

DEVOLL-Sot pritet që të konstituohet këshilli i parë bashkiak, i Devollit dhe të betohet kryetari i ri, Eduard Duro, që fitoi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Sikur e parashikon edhe ligji, mbledhja e këshilltarëve të rinj është thirrur nga sekretari i këshillit aktual, pasi është nga radhët e socialistëve, të cilët kanë shumicën, pavarësisht se bashkinë e drejton përfaqësuesi i zgjedhur nga PD-ja, Bledjon Nallbati.

Jashtë ambienteve të bashkitë ka tension nga mbështetësit e PD-së. Kryetari aktual në detyrë deklaron se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.