Mbështetja për bujqësinë, Çuçi: Rimbursohet TVSH-ja për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave

9 Maj 2020, 12:16

Plasmasi që përdoret nga fermerët për sera dhe tunele plastike aktualisht nuk është i përjashtuar nga TVSH-ja që aplikohet nga inputet bujqësore. Për këtë është parashikuar që në Skemën Kombëtare të këtij viti një nga masat mbështetëse të jetë zëvendësimi i plastmasit në sera dhe tunelet plastike.

“Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë,”- tha ministri Çuçi teksa vizitoi në Fier një nga serrat më të mëdha të prodhimit të luleshtrydhes në fshatin Kafaraj.