Mbetën pa shtëpi pas tërmetit, PD denoncon, qytetari: 'Na keni bërë me lujt mendsh, ku të mbytem!?'

4 Shtator 2020, 11:04

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti vizitoi një familje në Shijak, shtëpia e së cilës është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teliti ka denoncuar se familja e Rasim Shahinit, i cili është invalid, jeton në kushte të vështira në fshatin Shahin.

htëpia e familjes Shahini u vlerësua si e pabanueshme dhe për t’u shembur nga komisionet shtetërore.
Sipas PD-së  9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike.

Rasim Shahini ka apeluar për ndihmë, pasi nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të. Gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre, sidomos në kushtet e pandemisë COVID-19.