Mbetjet në Vlorë, Malltezi: U zbulua vetëm rruga e 15-të. Ku shkuan 14 të tjerat?

23 Shkurt 2020, 14:15

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka drejtuar disa pyetje qeverisë, të cilën ai e konsideron kriminale ndaj shëndetit të qytetareve. Duke iu referuar lajmit se dyshohet se janë kryer 15 rrugë të trafikut të lëndëve të rrezikshme, Malltezi kërkon se ku janë hedhur dhe groposur 14 rrugët e mbetjeve të rrezikshme që kanë ardhur me traget nga Italia.

Qeveria të sqarojë se ku janë hedhur në del apo në mal - tha Malltezi- ndërsa kërkoi se prokuroria nuk duhet të mbyll sytë por të hetojë këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme.Ndër të tjera Malltezi akuzoi kryeministrin Rama se po lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate.

Deklarata e plotë e Jamarbër Malltezi

Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u përpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.

Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa.

Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?

Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?

    No videos found.