Mbetjet urbane hidhen anash rrugëve të fshatrave në Vlorë, mungon landfilli

2 Janar 2019, 14:29

Mbetjet urbane vijojnë të jenë shqetësuese për qytetin e Vlorës. Mungesa e një landfilli ka bërë që mbetjet të hidhen kudo, pa një vend të përcaktuar, madje në shumë raste mbetje të ndryshme digjen nga ana e vet banorëve për të ulur volumin e tyre.

Mbetjet që shikohen në pamje janë aksin nacional Fier –Vlorë, në fshatin Panaja, zonë nën administrimin e njësisë Qendër, Bashkia Vlore. Mbetjet në këtë aks kanë qenë problem prej vitesh ku thuajse në një gjatësi prej 3 km kjo rrugë është pushtuar nga mbetje të ndryshme.

Mbetjet urbane në Vlorë janë problem i mbartur në fshatrat e Vlorës, deri në ndërtimin e landfillit në zonën e Sherishtes i cili pritet t'i jap zgjidhje përfundimtare mbetjeve urbane të cilat prej shumë kohësh kanë kontaminuar zonën.