Mbetjet urbane/ Inxhinieri për Report Tv: Lumi i Tiranës i vdekur, peshku i infektuar në Ishëm! Banorët: Ikim me vrap nga plehrat

3 Qershor 2020, 13:27 | Përditesimi: 3 Qershor 2020, 17:18

TIRANE-Report Tv vijon që të ndjekë problemin e krijuar nga mbetjet urbane në lumenjtë e vendit. Sot gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte te ish-Fusha e Aviacionit, ku mbetjet kanë pushtuar lumin e Tiranës. Situata është dramatike, landfill i hapur në natyrë, 'bombë ekologjike', një kërcënim real për qytetarët, ndërsa institucionet ende nuk i kanë 'parë'. Inxhinieri i mjedisit, pedagogu Lulzim Bauman në një prononcim për Report Tv u shpreh se deri në derdhjen në Adriatik janë mbi 100 pika të nxehta, që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

r.k./Shqiptarja.com