Mbeturinat 'pushtojnë' Durrësin, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore

11 Qershor 2020, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2020-06-11 16:14:58

Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat. Mbyllja e vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano ka bërë që koshat në qytetin e Durrësit të jenë të tejmbushur duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe probleme me shëndetin e qytetarëve.

Kjo ka bërë që Këshilli Bashkiak i Durrësit të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme online ku kanë miratuar dhe emergjencën mjedisore.

    No videos found.