Meta 'lutet' në kishën e Lezhës, shmang debat mes Ramës dhe Bashës: Të mbështesim ata që luftojnë me COVID

22 Nëntor 2020, 11:26 | Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 13:13

Presidenti Ilir Meta, sot ndodhet në një vizitë në Kishën e Prullit në Lezhë, ku vihet re se edhe në këtë takim ai ka mbledhur mbi 10 vetë, duke mos respektuar një nga rregullat e Komitetit Teknik kundër përhapjes së COVID.

Teksa ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve mbi debatet e fundit politike dhe për kryeministrin Edi Rama, Meta duke iu drejtuar zotit me lutje për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë, ka deklaruar se pandemia ka shtuar dramat familjare. Ndërkaq presidenti dha mesazhin e fortë për shqiptarët, që të solidarizohen në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19, duke theksuar se besimi në Zot është forca më e madhe për mos të humbur shpresën.

b.ha./Shqiptarja.com