Mbi 100 puntorë të një fasonierie në Korçë protestë për pagën e luftës, flet administratori

28 Prill 2020, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 11:03:33

Më shumë se 100 punëtorë të një fabrike fasonerie në Korçë kanë dalë në protestë për pagën e luftës. Ata pretendojnë se kanë punuar deri më katër prill, ndërsa në tatime sigurojnë të shkëputur me 14 prill. Ky detaj sipas tyre i penalizon sepse data e fundit për të aplikuar për pagën e luftës është data 10 prill. Ndërkohë administratori thotë se ka shfrytëzuar hapësirën e ligjit, që i lejon të deklarojë largimin e punëtorëve deri me datën 10 ditë pas shkëputjes nga puna. Sipas tij ata tani duhet të aplikojnë për asistencë, që sipas tij u takon të gjithëve.

"Ne te takimet na e ka mbyllur me datën 4 prill, ndërsa te tatimet ka bërë datën 15. E kemi edhe te librezat e punës ndërsa ne na ka dhënë një formularë të dyfishtë. Erdhëm te ekonomiste dhe ai si gjithmonë, të lan e të lyen, e tani kemi ngel pa bukë. Kemi më shumë se dy muaj që rrimë në shtëpi. Këta mendojnë se janë e vetme fabrikë, por ne kemi gjashtë vite këtu,"-shprehet një punëtore.