Mbi 19 mijë biznese dorëzojnë bilancet financiare, subjektet që s'i dorëzuan brenda afatit gjobiten

24 Gusht 2020, 17:36

Numri i bizneseve që kanë deklaruar pasqyrat financiare vë vitin 2019, ishte pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë, pra me bilancet e 2018-ës. Që nga muaj janar deri më datë 3 gusht kur u mbyllën edhe aplikimet ishin 19 mijë e 127 biznese që dorëzuan bilancet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Për periudhën 6 janar – 3 gusht 2020, u depozituan online nëpërmjet portalit e-Albania 19,127 bilance nga biznese me administratorë shqiptar. U aprovuan 17,592 bilance. U refuzuan 1,535 bilance, kryesisht për parregullsi dokumentacioni. Numri i bilanceve te depozituara nëpërmjet portalit e-Albania, shënon një tjetër sukses të aplikimeve online”, thuhet në njoftimin e QKB.