‘Mbi 20 avokatë kanë humbur jetën nga COVID’, Visha: Manastirliu të hartojë plan emergjence për vaksinimin e njerëzve të drejtësisë

28 Mars 2021, 17:43

#reportTV #lajmeshqip #lajme Sot ka nisur vaksinimi masiv anti-COVID në të gjithë vendin për të moshuarit. Duke nisur nga vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, avokati Saimir Vishaj tha në një intervistë për Report Tv se qeveria duhet të hartojë një plan emergjent për vaksinimin anti-COVID Të njerëzve në sistemin e drejtësisë. Vishaj theksoi se njerëzit e sistemit të drejtësisë janë shumë të rrezikuar, ndërkohë që sipas tij ka një përgjumje të ministres së Drejtësisë, lidhur me këtë proces. Po ashtu Vishaj tha se mbi 20 avokatë kanë humbur jetën për shkak të COVID. ‘Ne ndihemi shumë të rrezikuar. Shumë gjyqtarë, prokurorë, avokatë, të paraburgosur dhe të paraburgosur, kanë vuajtur nga COVID-19. Kjo shtresë është shumë e prekur dhe i bëj thirrje Manastirliut të hartojë një plan emergjence vaksinimi, për avokatët, gjyqtarët, prokurorët, të paraburgosurit të burgosurit Mbi 20 avokatë kanë humbur jetën për shkak të COVID. Kemi edhe gjyqtarë dhe prokurorë të prekur nga ky virus. Po ashtu kemi edhe shumë të burgosur dhe të paraburgosur, mbi 100 që janë infektuar dhe që ka pasur edhe nga ato që kanë ndërruar jetë. Nëse kanë mbërritur vaksinat, rëndësi ka të mbrohet shëndeti i njerëzve të drejtësisë. Mund të jenë dikur deri tek 5000 persona, që duhet të vaksinohen. Qeveria duhet të interesohej, shikoj një përgjumje të ministrisë së Drejtësisë. Ne po vuajmë pasi në një seancë gjyqësore, 50-70 veta në një ambient të vogël është shumë e rrezikshme. Ne të futemi emergjencë.’- tha Vishaj.