Mbi 200 mijë viktima në botë/ Nju Jork do lejojë kryerjen e testeve në farmaci...OBSH ngre alarmin: Koronavirusi po përhapet dhe në Afrikë

26 Prill 2020, 20:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 20:48:52

Më shumë se 200,000 njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv mbi 2.8 milion raste. Këto janë të dhënat zyrtare të situatës së COVID-19, në mbarë globin.

SHBA-ja është territori më i prekur nga koronavirusi deri më tani, ku numri i viktimave ka arritur në mbi 50,000. Që kur është konfirmuar rasti i parë me këtë virus në Kinë, ai është përhapur në më shumë se 210 shtete dhe territore, e ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për trendin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore