Mbi 25 mijë persona të larguar nga puna morën ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh

5 Maj 2020, 16:58

Mbi 78 mijë persona kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, pjesë e paketës së dytë. Në total sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Tatimeve numri i kërkesave për ndihmën ekonomike në total ka arritur në 100 mijë e 210 kërkesa, nga biznese dhe të vetëpunësuar.

Ndërkohë është në proces shqyrtimi paga për 9,278 punonjës, ndërsa është refuzuar aplikimi për 3,572 të tjerë. Deri më tani janë dhënë 3,1 miliardë lekë për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.