Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! Deputetët e PD-së denoncojnë: Teza u publikua

11 Qershor 2022, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2022-06-11 17:28:57

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.