Mbi 40 vite në skenë, Drande Xhaj flet për humorin që bëhet sot: Aktorja që më pëlqen më shumë...

28 Shkurt 2020, 12:13

Drande Xhaj, një nga ikonat e humorit shqiptar ka rrëfyer sot në një intervistë për gazetaren Suada Daci të “Rreze Dielli” karrierën e saj si një nga aktoret më të rëndësishme të Estradës së Shkodrës,  por që mbetet edhe sot aktive në role të ndryshme, jo vetëm në teatër.

Ka përjetuar shkëlqimin e humorit shkodran me aktorët Zef Deda, Zyliha Miloti e të gjithë ikonat e tjera që e ngritën komedinë shqiptare në një nivel të lartë. Megjithatë Drande është sot pjesë aktive e komedisë shqiptare.