Më shumë se gjysma e punonjësve në vendin tonë paguhen më pak se 60 mijë lekë që është paga mesatare. Sipas Institutit të Statistikave, as aksioni kundër evazionit nuk arriti të prodhonte efektet e pritura, por ka rritur numrin e punonjësve që marrin të deklaruara nga 30-40 mijë lekë.