Mbillet një pemë te Infektivi i QSUT-së, simbolika e veçantë për mjekët

28 Prill 2020, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 15:50:54

TIRANË- Një pemë është mbjellë ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit të QSUT-së, në nder të mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në betejën me COVID-19. Kjo pemë përveç simbolikës që ajo përcjell, do të shërbejë pse jo, edhe për t'i sjellë në vëmendje çdo qytetari që do të shkojë në QSUT, se bluzat e bardha që punojnë aty janë heronjë të gjallë, kjo pasi jo pak herë mjekët janë nënvlerësuar në punën e tyre të përditshme. Kjo nismë është marrë nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i cili tha se tha se vendi ynë do ia dalë të triumfojë.

"Kemi zgjedhur këtë datë për të mbjellur një pemë për të treguar mirënjohjen tonë. Shpresojmë që të gjithë bashkë të kemi fituar këtë betejë, falë Zotit dhe qytetarëve.  Ne nuk kemi as ekonominë dhe as shëndetësisnë e Francës, por ia kemi dalë me ndihmën e shoqërisë.