Mbipopullohet plazhi i Darëzezës, nuk respektohen protokollet e sigurisë

2 Gusht 2020, 17:06

Mijëra pushues kanë ardhur nga disa qytete të vendit tonë, ku kanë mbushur të gjithë bregdetin e plazhit të Darëzezës. Temperatuarat e larta kanë bërë që në të dyja bregdetet, të Darëzezës dhe të Semanit, në fundjavë, sidomos pasditeve të popullohen me turistë të shumtë.

Përsa i përket situatës pandemike në të cilën gjendet vendi jonë, nuk janë respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e disatancës dhe ndalimin e grumbullimeve të njerëzve.