Mbledhja e Këshillit për listat/ Ambasadorja e SHBA i shkon Ramës në Kryeministri

21 Korrik 2020, 12:29

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim zhvilloi një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Takimi zgjati për rreth 90 minuta.

Tema e diskutimit nuk dihet, por referuar situatës politike, biseda ishte e fokusuar te rimbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet.