Mbledhja e kryesisë / Ndryshime në qeveri? Rama: Do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve

24 Dhjetor 2018, 14:45

Kryeministri Edi Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila zgjati prej rresh pesë orësh. Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë tha se në mbledhje u diskutua për organizimin e PS, protestën e studentëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Rama e la të hapur si opsion, por mesazhi i tij ishte se pas pak ditësh do mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.

"Çdo ditë ka gjëra për t'u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë. Dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë të natyrshme e të dobishme në shoqëri. Kur them partia, kam parasysh të gjithë bazën tonë, të gjitha forumet, organizmat përfaqëues, parlamenti, qeveria, janë të lidhura me raportin e krijuar me njerëzit.

Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë"

    No videos found.