Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Nga 1 korriku rriten pensionet

12 Qershor 2018, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2018-06-12 19:28:35

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka komunikuar disa nga vendimet e marra. Lajm i mirë i kryeministrit ishte rritja e pensioneve nga 1 korriku për 665 mijë pensionistë. 

Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik. 

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.