Mbledhja në PD/ A do ta lirojë Voltana Ademi zyrën e bashkisë? Ja si përgjigjet ajo

2 Korrik 2019, 14:25

"Situata është e rëndë." Kjo ka qenë fraza që kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë për gazetarët nga Selia e Partisë Demokratike, ku kreu i opozitës Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryebashkiakët e djathtë.

Ndërsa e pyetur nëse ajo do ta lirojë zyrën e saj, pasi në Shkodër në zgjedhjet lokale të 30 qershorit ka kandiduar Valdrin Pjetri i PS për të cilin pritet vetëm zyrtarizimi si kryetar Bashkie.

"Jemi akoma herët për zyrën.. Raporti i ODHIR është një reflektim...do të shohim zhvillimet në vijim jo vetëm të klasës politike por edhe të njerëzve. Ajo që bëri populli shqiptarë dje është historike." ka thënë Ademi.

  •  

    No videos found.