Mbledhja online e Ballkanit Perëndimor/ Rama: Lufta vazhdon, plani ekonomik merr formë! Soreca: BE gati t'ju mbështesë për koronavirusin

17 Mars 2020, 15:41

Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online.

Sipas kryeministrit Rama, do të ndodhë garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.