Mbledhja online e bashkisë së Elbasanit, kryetari Llatja: Nëse duhet edhe pallatin e Sportit e kthejmë në shkollë

30 Prill 2020, 16:06

Është zhvilluar online sot mbledhja e radhës në bashkinë e Elbasanit ku këshilltarët miratuan disa çështje të rendit të ditës. Gjatë mbledhje kryetari i bashkisë Gkedian Llatja raportoi për situatën e krijuar nga koronavirusi ku tha se përveç 3800 familjeve të ndihmura deri më tani do të ndihmohen edhe familje të tjera.