Mbledhja Qeveri-Kosovë, Berisha: Marrëveshja që prisnin shqiptarët sot ishte 'dyshtetësia', e miratoj kur të vij në pushtet! Alibeaj po i shërben Ramës për 'investimet strategjike'

20 Qershor 2022, 14:43

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha marrëveshja që të gjithë shqiptarët presin që të firmosej sot në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë duhet të ishte një marrëveshje që i njihte të drejtën shqiptarëve që të marrin shtetësinë që duan nga secili vend, ose të dyja shtetësitë.  Ndërsa për komisionin për Investimet strategjike Berisha tha se ka 'thashetheme' që Alibeaj po i shërben Ramës.