Mbledhje e komisioneve parlamentare online, Spahiu: Bëmë testin e parë, të kalojmë sa më shpejt aktet normative

23 Mars 2020, 16:51

TIRANË - Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po bëjnë prova për të mbajtur online mbledhjes në komisionet parlamentare. Në një komunikim me Skype për Report Tv, deputetja e komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu tha se është bërë testi i parë dhe pritet të mblidhet kryesia për të vendosur se cili program do të zgjidhet në përfundim. Më emergjentja për të kaluar në votim në Kuvend, është akti normativ për situatën e emergjencës së krijuar në Shqipëri nga koronavirusi dhe masat e marra nga qeveria, si ato për distancimin social, për mbështetjen ndaj bluzave të bardha, biznesit etj.