Mblidhen rreth 14 mijë firma nga Aleanca, Budina: Peticioni çështje simbolike, nuk jam i zhgënjyer nga Meta

12 Qershor 2020, 19:12

Regjisori Robert Budina në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv është shprehur se deri më tani janë mbledhur rreth 14 mijë firma nga turi nëpër qytetet kryesore të vendit.

"Jam shpresëplotë që në një të ardhme do të ndryshojë vendi. Duhet të ndryshojë kjo qasje edhe pse do të jetë e vështirë. Ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, u mblodhën  5 mijë e ca një ditë pas shembjes, 1 mijë deri në 2 mijë firma në ditë", ka thënë Budina.