Ecuria në reformën e administratës publike dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian.
Në fjalën e saj kryetarja Jorida Tabaku, tha se korrupsioni nuk luftohet me konferenca, ndërsa u shpreh se pavarësia politike, punësimi me meritë, përgatitja dhe trajnimi mbeten ende sfidë e vendit.
