Një shkresë me kërkesë informacioni i është dërguar disa javë më parë dhjetëra institucioneve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por disa prej tyre ende nuk kanë kthyer përgjigje. Një shkresë në adresën e komisioni nuk ka ardhur nga Inspektorati i Mjedisit, i cili është institucion i shkrirë, dhe 2 bashki të mëdha në vend: Bashkia Vlorë dhe Bashkia Tiranë.