Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, Murrizi: Do propozojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor

19 Dhjetor 2019, 10:54

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e radhës. Në një deklaratë për mediat, deputeti i opozitës parlamentare, Muslim Murrizi ka deklaruar se do të propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhore.

"Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre", tha Murrizi.Mbledhja e kaluar e Reformës në Drejtësi u anulua për shkak të mos plotësimit të kuorumit. Bashkryetari, Damian Gjiknuri tha se ndonëse opozita parlamentare ka vënë theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, deri më tani nuk ka ende asnjë propozim konkret.