Mblidhet Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e lejuar! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë! Provimet në auditorë? Në fund të javës vendimi

1 Shkurt 2021, 14:14

"Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.  Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat", tha Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.