Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj: Jemi këtu vetëm për të diskutuar ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

31 Maj 2022, 14:41

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se në konferencën e kryetarëve marrin pjesë vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

“Po ju sqaroj që interesi jonë për të diskutuar ka të bëjë vetëm me pikën 3 për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Gjithmonë është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale ka qenë një urdhër i dhënë nga kryetarja e Kuvendit ndërsa për veprimtarinë e posaçme ka qenë një tjetër urdhër i posaçme. Janë 2 procedura dhe i keni bashkuar në 1 dhe kjo nuk është normale. Ne do të diskutojmë vetëm për pikën 3”, tha Alibeaj.