Mblidhet sërish sot këshilli politik, Gjiknuri opozitës jashtëparlamentare: Ejani bëni propozimet tuaj për ndryshimet kushtetuese

24 Korrik 2020, 15:26

Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e sotme për të diskutuar mbi propozimet për ndryshimet kushtetuese dhe mbi të gjitha për listat e hapura. Nëpërmjet një emaili përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri thotë se mbledhja e këshillit do të bëhet në orën 17:00 në pallatin e Kongreseve.

Në emailin e dërguar opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thotë se presim që të bëni propozimet tuaj për këtë çështje.