Mbrëmja poetike bën bashkë Luiza Xhuvanin dhe Ndriçim Xhepën

7 Nëntor 2019, 15:08

“Mbrëmë i përshpërita një ylli” është shfaqja poetike që do të vijë sonte në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe do ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Ndriçim Xhepën dhe Kristian Koroveshin. Ky i fundit tregon në “Rreze Dielli” se kishte më shumë se një vit që përgatitej për këtë shfaqje dhe thotë se në shfaqje do t’i flitet dashurisë dhe jetës.