Mbretëresha Elisabeth feston 95 vjetorin, në atë që kosiderohet ditëlindja më e trishtuar pas vdekjes së Princit Philip

21 Prill 2021, 21:33

Mbretëresha Elizabeth, mbush sot 95-vjeç, por për të kjo do të jetë ditëlindja më e vetmuar pas vdekjes se bashkëshortit të saj Princit Philip, vetëm pak ditë më parë.

Gjatë ditës së sotme mbretëresha do të ketë vizita të vazhdueshme në shtëpinë në Windsor, por pa festimet e zakonshme për sovranen.

Sipas traditës, përvjetori nderohet publikisht nga Mbretëria e Bashkuar në Qershor, me paradën e Trooping the Color, e pezulluar në vitin 2020 për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë. Por ditëlindja e vërtetë në 21 Prill dhe zakonisht është më e rezervuar. Festa është  e pamundur këtë vit, duke pasur parasysh atmosferën e dhimbjes për vdekjen e Dukës 99-vjeçar të Edinburgut, burrit dhe mbështetjes më të madhe të Elizabeth II për mbi 73 vjet, por që në asnjë rast nuk do të ndalojë fëmijët, nipërit dhe bashkëshortët e tyre t'i qëndrojnë afër asaj.

Këtë vit nuk do të ketë përshëndetje me armë nga Kulla e Londrës dhe as në parkun Hyde të kryeqytetit ku zakonisht festohet ditëlindja e mbretëreshës

Sipas burimeve të cituara nga The Sun, vajza e saj Anna, Dukesha e Cornwall, Camilla dhe Kontesha e Wessex, Sofia, bashkëshortja e Edward, do të alternohen në vizitat që do t’i bëjnë mbretëreshës. Në të kundërt Kate, Dukesha e Kembrixht, e cila nuk do të vizitojë mbretëreshën, e cila për shkak të moshës nuk është vaksinuar ende.

Princi Philip, i cili u martua me Elizabeth në 1947, vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Familja mbretërore i bëri nderimet e fundit patriarkut të familjes në varrimin e tij të shtunën në Windsor Castle.