Mbrojti shtëpinë e saj nga prishja te Petro Nini, efektivja në krye të detyrës te Bregu i Lumit

17 Prill 2019, 10:11

Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj pranë Petro Nini Luarasit ka qenë sot mes efektivëve të policisë të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen nga shtëpia të banorëve të Bregut të Lumit të cilët preken nga zgjatimi i Bulardit të Ri.

Pavrësisht detyrës, ajo duket se ka një lloj ndjeshmërie ndaj banorëve dhe nuk është përpjekur të ndërhyjë me forcë edhe pse ka hasur në rezistencën e tyre.

Blerta Dervishi protestoi bashkë me 14 të afërm të saj kundër prishjes së shtëpisë dhe për këtë arsye u pezullua nga detyra por u rikthye sërish të nesërmen.