Mbyllen 70% e punimeve në Bypass-in e Vlorës! Balluku: Rruga përfundon përpara sezonit veror! Aksesi në jug do të jetë në pak minuta

23 Janar 2021, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2021-01-23 14:36:05

Kanë përfunduar 70% e punimeve në Bypass-in e Vlorës. Gjatë një inspektimi të punimeve ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se investimet në rajonin jugor do të bëjnë të mundur aksesin e disa qyteteve në pak minuta. Punimet për këtë projekt pritet të mbyllen para sezonit veror.