Mbyllen AKZM në Vlorë dhe ISSH në Lushnje, punonjësit rezultojnë të infektuar me Covid19

18 Gusht 2020, 11:50

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Vlorë ka mbyllur dyert e saj.

Shkak është bërë infektimi me koronavirus i dy punonjësve të kësaj agjencie. Ndërkohë që Gjykata e Apelit është mbyllur ditën e djeshme pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Sipas raportimeve për "Report Tv", mendohet se shkak i përhapjes së koronavirusit janë turistët e shumtë që kanë vizituar Vlorën këtë muaj.

Në Lushnjë është mbyllur puna në Institucionin e Sigurimeve Shëndetësore. Një punonjëse e këtij institucionin ka rezultuar pozitive me Covid19. Në këto kushte punonjësve u është marrë tamponi dhe pritet përgjigjja e analizave. Të gjithë punonjësit janë të karantinuar në shtëpi dhe do të jetë përgjigjja e analizave që do të mundësojë nisjen e punës.