Mbyllen ndeshjet e së martës/ Këto janë 8 skuadrat që kualifikohen në fazën tjetër të Champions League!

9 Dhjetor 2020, 13:08

Kanë përfunduar ndeshjet e kësaj të marte dhe janë konfirmuar sonte 8 skuadrat e para që marrin rrugën drejt fazës së eliminimeve direkte të garës më të fortë evropiane në futboll në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e fundit kanë dhënë verdiktin për grupet E, F, G dhe H, ku nga 16 skuadra vetëm 8 ecin para

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar ndërmjet RB Leipzigut dhe Manchester United, në fund kualifikimin e siguroi skuadra gjermane me rezultat 3-2. Nga ana tjetër, Juventusi e mposhti lehtësisht Barcelonën me rezultat 0-3 dhe ia mori vendin e parë në grup.

Ndërsa në Turqi ndodhi një incident dhe ndeshja mes Basaksehir dhe Paris Saint Germain u ndërprerë në minutën e 10 dhe nuk u luajt më. Arbitri i katërt ofendoi me një fyerje raciste një nga lojtarët e Basaksehir dhe të gjithë lojtarët u revoltuan.