Mbyllen përkohësisht çerdhet dhe kopshtet, Veliaj: Po vijojmë dezinfektimet

9 Mars 2020, 11:56

Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht. Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me ritëm te lartë dezinfektimet në këto institucione parashkollore që të jenë gati për rihapjen e tyre.

“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja. Do ja dalim”, thekson Veliaj.