'Mbyllen tre vatra në Shkodër', Beci i përgjigjet Ademit për herë të parë për testimet: Bashkëpunim, por jo në këtë rast

20 Prill 2020, 21:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 21:38:12

Drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Mjeku Astrit Beci tha se situata në Shkodër është drejt përmirësimit, ku tre vatra janë mbyllur dhe është drejt përfundimit situata në lagjen Dobraç. Konkretisht Beci tha se janë mbyllur vatrat e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçinit. Në lidhje me kërkesën publike të kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për bashkëpunim në gjurmimin e rasteve dhe kryerjen e testeve, dërguar një javë më parë, drejtori Beci i kthehu përgjigje për herë të parë në Report Tv  se është i gatshëm të bashkëpunoj me pushtetin vendor, por në rastin e gjurmimit merret njësia speciale.