KORÇË- Demokratët e Qarkut të Korçës kanë refuzuar Klevis Balliun si deputet duke e lënë jashtë liste. Ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të banorëve në zonën e Astrit në Unazën e Re në Tiranë si dhe një nga zërat më të fortë të selisë blu kundër qeverisë, por duket se demokratët nuk janë të kënaqur nga puna dhe kontributi i tij duke e përjashtuar nga lista si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Duket se ndëshkimi i anëtarësisë për listat e 2017 të Lulzim Bashës, po jep frytet e para në Qarkun e Korçës, ku anëtarësia e PD ka vendosur të shprehë pakënaqësitë, pikërisht me atë që i ofroi vetë Partia, votën kundër!
