Mbyllet 14 ditë kufiri me Kosovën, drejt Greqisë vetëm me makinë personale, Maqedonia e Veriut bllokon Dibrën, Mali i Zi lë hapur vetëm Hanin e Hotit

14 Mars 2020, 18:07

Pas Italisë, Shqipëria bllokon kufijtë edhe me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi, por pjesërisht duke lënë të hapur nga një mundësi. Me identifikimin e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, është bllokuar për 14 ditë edhe pika kufitare në Morinë. Por do të kenë mundësi që shqiptarët që ndodhen në Kosovë të kthehen në atdhe, ashtu sikundër edhe kosovarët që ndodhen në vendin tonë mund të largohen drejt Kosovës. Në pikën kufitare janë të stacionuara ekipet mjekësore për të bërë kontrollet e domosdoshme. 

Kështu, nëse drejt Greqisë nuk do të ketë asnjë lundrim me traget Sarandë-Korfuz e anasjelltas, apo udhëtime me autobus, do të lejohen lëvizjet me makina personale.  I lejuar mbetet vetëm transporti i mallrave.