Mbyllet afati i subjekteve për t'u ankuar për pagën e luftës! Refuzimet më të mëdha shkak se ka aplikuar biznesi i madh

29 Prill 2020, 16:30

TIRANË- Sot ka përfunduar afati që kanë pasur të gjithë subjektet dhe individët për të paraqitur ankesat e tyre në lidhje me faktin që nuk kanë përfituar pagën e luftës që është pjesë e paketës së parë.

Aplikimet për pagën e luftës kanë përfunduar më 18 prill, ku numri i refuzimeve që u bë ishte mbi 60 mijë, për shumë arsye të ndryshme, ku kryesore ishte fakti që shumë nga aplikimet ishin bërë nga biznese të mëdha. Por një arsye tjetër që ka sjell shumë refuzime është edhe regjistrimet e ndryshme të bizneseve në Tatime dhe në QKB. Pra në tatime mund të rezultojë si biznes IT, dyqan rrobash apo një aktivitet tjetër, ndërsa në QKB- rezulton si bar-kafe, restorant etj.