Mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat, si dhe dy banka të nivelit të dytë në Gjirokastër

23 Nëntor 2020, 17:06

Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID  janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.